May 5, 2024

Kryemadhi: Nëse Edi Rama është trim, zgjedhjet ti bëj sot, opozita është mazhorancë numerike i fiton

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka sfiduar sonte kryeministrin Edi Rama, nga studio e emisionit Opinion:

Sipas Kryemadhit, “nëse Edi Rama është trim, zgjedhjet ti bej sot, opozita i fiton. Ajo është mazhorancë numerike”.

Midis ët tjerave Kryemadhi, u ndal sot edhe te padia e opozitës ndaj kryeministrit Rama, si dhe te qëndrimi i organit të akuzës për këtë çështje.

“Kjo është një detyrë e opozitës. Por Prokuroria e Përgjithshme sot është një degëzim i Kryeministrisë.

Nëse prokuroria do hap hetim për Edi Ramën do ta besoj reformën në drejtësi. Nëse prokuroria nuk do ta hetoje Edi Ramën, kjo Reforme ka dështuar”, u shpreh kreu i LSI-së.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com