May 6, 2024

Berisha: Ja si do të rrëzohet Rama dhe pastaj të shkojmë në zgjedhje

Ish-kreu i qeverisë, Sali Berisha, deklaroi sërish mbrëmjen e sotme se me Edi Ramën kryeministër nuk ka për të pasur kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Sipas tij e vetmja mënyrë për të arritur tek vota e lirë është largimi i Edi ramës.

Berisha tha se largimi i Edi Ramës do të vijë përmes mosbindjes civile.

‘Ju e thatë vetë që zoti Basha u shpreh që nuk e marrim pushtetin me dhunë, dhe unë jam i të njëjtit mendim. Por zoti Basha e ka të qartë, që pa largimin e Edi Ramës, qytetarët të lirë nuk mund të votojnë. Metodat e mosbindjes civile janë të shumëllojta. Kjo bëhet vetëm me mosbindje civile. Se cilën metodë do të ndjekë opozita këtë nuk e di. Por pa mosbindje civile Rama nuk largohet’, deklaroi Berisha.

Facebook Comments

MineralHygienics.com