May 8, 2024

Redon Makashi shpreh hapur pakënaqësitë: Nuk i dëgjoj ‘këngëtarucet’…

Mëngjesin e sotëm Redon Makashi ka qenë i ftuar special në emisionin e mëngjesit ‘Kafe In’. Teksa zbuloi disa detaje mbi koncertin që shumë shpejt do mbledhë adhuruesit e muzikës së mirë për të dëgjuar “Tre Muskutjerët”, nuk i shpëtoi as pyetjeve ngacmuese nga moderatori Flavio Qarri.

Si fillim ai e pyeti për televizonin, a i ndjek programet që transmetohen dhe Redoni përfitoi për të shprehur pakënaqësinë për faktin qe ka shumë politikë.

Ndërsa kur u pyet për këngëtaret e reja, i ndjek apo jo, Redoni u tregua i prerë: “Jo”. Më tej përdori epitetin ‘këngëtarucet’ për të shprehur pakënaqësinë.

Kujtojmë se shumë shpejt Redoni, Aleksandër Gjoka dhe Elton Deda do japin koncert tek Amfiteatri i Tiran?

Facebook Comments

MineralHygienics.com