November 28, 2024

Juventusi largoi Marottan, arsyeja Ronaldo

Moratta njoftoi se do të largohet nga Juventusi pas tetë viteve, por insistoi se jo për të kandiduar për president të FIGC.

Drejtori i përgjithshëm Beppe Marotta ka konfirmuar se do të largohet nga Juventusi më 25 tetor, duke insistuar se nuk po e bën këtë për të kandiduar për president të Federatës së Futbollit të Italisë (FIGC).

Raportet e fundit nga Italia thonë se Marotta nuk është pajtuar me blerjen e Cristiano Ronaldos, pasi e ka parë si problem financiar për klubin.“Kanë qenë tetë vite të jashtëzakonshme, Juventusi do të jetë në zemrën time përgjithmonë”, tha Marotta për Sky Sport pas fitores së Juventusit 3-1 ndaj Napolit.

“Kontrata përfundon më 25 tetor dhe nuk do ta rinovoj. Do të mbetem drejtor i përgjithshëm i arenës sportive. E përjashtoj kategorikisht lajmin se do të kandidoj për president të FIGC. Kjo përvojë nuk më intereson mua”, shtoi ai.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com