May 17, 2024

West Ham 3-1 Man UTD, notat e lojtarëve: De Gea dhe Lindelof më të dobëtit

Manchester United ka pësuar humbjen e tretë këtë edicion në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq janë mposhtur në udhëtim te West Ham United në Londër me rezultat 3-1.

Londinezët luajtën një ndeshje të madhe dhe dominuan mysafirët nga Manchesteri gjatë 90 minutave.

Mesfushori ofensivë, Felipe Anderson ishte lojtari më i mirë në ndeshje pasi shënoi edhe golin e parë mori notën (8,5).

(Photo by Warren Little/Getty Images/Guliver)

Me paraqitje fantastike u dalluan edhe Mark Noble, Pablo Zabaleta, Masuaku dhe Arnautovic.

Ndërkohë te United, me lojë të mirë u dalluan Luke Shaw, Marcus Rashford e Romelu Lukaku.

Ndërkohë lojtarët më të dobët në këtë sfidë ishin mbrojtësi Lindelof që shënoi autogol dhe portieri David De Gea (5,5). 

Facebook Comments

MineralHygienics.com