November 28, 2024

Manjani: Po OJQ-të e shndërruara në Agjenci Funeralesh, ku janë?!

Ylli Manjani, ka reaguar ditën e sotme për “Çështjen Xhisiela” plot nerv, duke akuzuar OJQ-të që marrin fonde për mbrojtjen e të drejtave të grave. Manjani pasi shkruan se tashmë qeveria është pozicionuar në krah të dhunuesit që është “rastësisht” edhe djali i një deputeti socialist, sulmon këto organizata të cilat i quan të turpshme dhe se janë shndërruar në “Agjenci Funerale”.

“Qeveria nuk ka ç’të thotë më për dhunimin e vajzës së pambrojtur!

Qartësisht ajo është në anën e dhunuesit. E dhunuara dhe denoncuesit e dhunës qeveria i ka shpallur “fajtorë”. Le të themi që kjo është “normale” për qeverinë e dhunuesve. Por, këto OJQ-të që merren me gratë e vajzat e dhunuara ku janë?! Gjithmonë reagojnë “post mortum”, kur nuk ka më vlerë asgjë!!!

Janë bërë si Agjensi Funerale, që vetëm mbajnë fjalime patetike për të vdekurat nga dhuna. Ndërkohë të dhunuarat e gjalla, nuk i interesojnë askujt…Jo tubime po asnjë deklaratë publike që dënon dhunën nuk e “meritojnë” të dhunuarat e gjalla…Turp i madh!”, shkruan në statusin e tij Ylli Manjani.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com