May 17, 2024

Galeta me thjerrëza, receta për një mëngjes të shëndetshëm

Një antipastë që do ta dëshironi çdo ditë të javës, sidomos për mëngjes.

Mësoni recetën e thjeshtë me përbërësit për 4 persona.

100 gr thjerrëza (jeshile)
50 gr pana
1 vezë
kos (grek)
mjaltë
arra
ujë
vaj ulliri
kripë
piper
koriandër

Grini 100 g thjerrëza jeshile në mulli, derisa të bëhen pluhur. Përziejeni me një vezë dhe 50 g pana, 2 lugë ujë, 1 lugë vaj ulliri, kripë, piper, pak koriandër, duke bërë një brumë homogjen. Hidhni një lugë nga kjo masë në një tigan të nxehtë të lyer me pak yndyrë, duke përftuar kështu galeta të buta dhe të freskëta të ngjashme me ‘pancake’. Servirini duke i shoqëruar me kos grek, mjaltë dhe arra.

Facebook Comments

MineralHygienics.com