Këngëtarja Adelina Tahiri është kthyer në qëndër të vëmëndjes së mediave rozë muajt e fundit.
Ajo solli në jetë një djalë të cilit i vendosi emrin Jon.
Gjithashtu këngëtarja është e njohur edhe për jetën lukzose që ajo bën.
Këtë gjë e ka konfirmuar dhe ditën e sotme ku në një foto të publikuar në Instastory, Adelina ka treguar se ka bërë disa blerje, e sipas firmave të rrobave shihet se ajo ka harxhuar mjaftueshëm.
Adelina ka zgjedhur rroba të firmave si Fendi, Balenciaga e Louis Vuitton për të freskuar gardërobën e saj të vjeshtës.