Zëri i ëmbël i regjisorit të shquar Roland Roshi u shua pasditen e djeshme përgjithmonë. Një sëmundje e rëndë i mori jetën, i dha goditjen e fundit pak minuta para se ai të niste një edicion lajmesh në RTSH.
Familja e tij, i biri, Ardit Roshi, ka njoftuar se homazhet për prof. Roland Roshin do të mbahen sot në orën 12:00. në hollin e Radio Televizionit Publik Shqiptar.
Statusi i Ardit Rishit:
:
Ky eshte statusi me i rende i jetes sime!
Babai im, miku im, njeriu me i mire ne bote, sot nderroi jete!
Homazhet per Prof. Roland Roshin behen ne oren 12:00 ne RTSH! Percjellja per ne banesen e fundit ne oren 14:00 ne Sharre..
Do te doja te shkruja me shume por nuk mundem
Roland Roshi ka lindur dhe eshte rritur ne qytetin e Permetit. Ka mbaruar Institutin e Larte te Arteve, qe sot njihet si Akademia e Arteve te Bukura. Ka filluar pune per here te pare ne qytetin e Fierit, ne teatrin Bylis te qytetit te Fierit , ku eshte shquar per rolin e tij si “Avni Rustemi”, tek Drama “ Dy krisma ne Paris”. Por puna e tij ka qene e lidhur shume edhe me regjine . Per shume vite ka punuar si regjizor me Estraden dhe Teatrin e Fierit. Me pas puna e tij ka vazhduar ne Radio Tirana dhe ne Televizion si foles lajmesh dhe si regjizor spektaklesh dhe emisionesh informative. Zeri i tij i embel dhe i plote e ndeshim shpesh dhe ne shume dokumentare te shfaqura ne televizionet tona.