November 26, 2024

Çudit Nard Ndoka: Dua të bëj një dasmë të dytë

Deputeti Nard Ndoka ishte i ftuar në emisionin ‘Rudina’ ku ka folur ndër të tjera edhe për njohjen me bashkëshorten e tij, Kozeta. Ai tha se është njohur me bashkëshorten që fëmijëri, ndërsa Kozeta shkonte gjithmonë në shtëpinë e tij dhe se gjyshja e kishte zgjedhur si nusen e tij.

“Njohja jonë i takon periudhës së para 90-ës. Babi im ka qenë mik me babain e Kozetës dhe kishin njëlloj simpatie, por atëherë ishte “mëkat” nëse ti shprehje dashurinë pa një lloj miratimi në parim nga familja. Kozeta vinte shpesh tek shtëpia ime me motrat e mia dhe gjyshja ime që në atë kohë i thoshte: Ti do të jesh nusja jonë e shtëpisë. Dhe ishte e natyrshme lidhja jonë që kaloi në një stad tjetër” -tha deputeti shqiptar.

Nodonse ka 30 vite martesë, Nard Ndoka është shprehur se ka menduar të bëjë një dasmë të dytë, por nuk i lënë fëmijët pasi është radha e tyre.

“Më pas erdhi dasma që filloi rreth 2 javë përpara dhe kemi patur një dasmë me më shumë se 300 persona. Ka qenë një dasmë model, iu dha shumë rëndësi sepse unë isha djali i madh i familjes. Nga dasma ruajmë vetëm fotografi. Kemi menduar një dasmë të dytë, por nuk na lënë fëmijët tani, e kemi radhën ne na thonë. Kemi qenë shumë të rinj kur jemi martuar dhe në moshën 24-25 vjeçare, kemi patur fëmijë, sot jemi gjyshër dhe po e shijojmë. Ndihemi të plotësuar përsa i takon detyrimeve tona”, tha politikani./BW/

Facebook Comments

MineralHygienics.com