May 17, 2024

Sfida e opozitës për vetting ndaj politikanëve nis, ja çfarë po ndodh në Kuvend

Është duke zhvilluar punimet në Kuvend, Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve, me objekt shqyrtimin e nismës kushtetuese të propozuar nga opozita e bashkuar, për vettingun në politikë.

Mbledhja e përbashkët e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut si dhe e Këshillit për Legjislacionin është fokusuar te debati, nëse do të nis procedura për shqyrtimin e  projektligjit, ‘Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar’, nismë kjo e propozuar nga 35 deputetë të grupeve parlamentare PD, LSI dhe PR.

Platformën në emër të opozitës po e mbron deputeti Oerd Bylykbashi, i cili ka thënë se baza ligjore është gati sipas Reformës në Drejtësi dhe vettingut për prokurorët e gjykatësit, vetëm kërkohet vullneti politik i mazhorancës për të përshtatur ndryshimet e duhura.

Gjithashtu ai ka shtuar se nuk ka përse të kihet frikë, se mos ‘politikanët do të bëjnë vetting për veten’, pasi komisionet e vlerësimit njësoj si vettingu në drejtësi, do të përbëhen nga specialist të përzgjedhur dhe gjithë procesi i vettingut ndaj politikanëve dhe qeveritarëve, do të jetë  ‘non stop’ nën mbikëqyrjen e ndërkombëtarëve.

Pas tij e ka marrë fjalën deputeti Enkelejd Alibeaj, i cili ka shkëmbyer edhe replika të forta me Gramoz Ruçin, të cilin e ka akuzuar se po përpiqet që ta shtyjë procesin, në ‘Kalendat greke’.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com