Presidenti, Ilir Meta i cili ndodhet në New York ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Italisë, Giuseppe Conte.
Takimi mes presidentit Meta dhe kryeministrit Conte është bërë gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.
Kënaqësi të takoj dhe ta uroj Giuseppe Conte, për marrjen e detyrës së Kryeministrit të Italisë.
Marrëdhënie të shkëlqyera tradicionale e miqësore mes dy kombeve e vendeve tona.
Mirënjohës për mbështetjen dhe asistencën shumëdimensionale italiane’, shkruan presidenti Ilir Meta në Facebook.