May 17, 2024

Nis shqyrtimi i vettigut në politikë: Jo më trajtim special për politikanët

Ka nisur ditën e sotme shqyrtimi i këkesës së opozitës për vettingun në politikë.

Ditën e sotme është mbledhur Këshilli i Legjislacionit, ku opozita opozita ka prezantuar të gjithë propozimin e saj për këtë nismë.

‘Trajtim special për politikanet nuk mund te ketë më’, janë shprehur deputetë e PD-së

‘Propozimi ynë është fare i thjeshtë: veting me të njëjtin formulim ligjor si për prokurorët, gjykatësit dhe policët.

Trajtim special për politikanët nuk mund të ketë më! Ky shtet do mësojë ti trajtojë të gjithë njësoj: si policin e thjeshtë, si ministrin e Brendshëm! Ky është parimi që kemi në Kushtetutë! Ky është parimi i Europes ku duam te bejme pjese!

Ajo që ne kemi propozuar është amendimi i Kushtetutës për të sanksionuar vetingun politik. Pastaj duhet një ligj për të përcaktuar detajet si do realizohet vetingu. Me miratimin e amendimit kushtetues ne do i paraqesim Kuvendit propozimin tonë ligjor si do bëhet vetingu.

Ky nuk është momenti për detajet teknike, por parimet kryesore si duhet të bëhet janë këto:

1. Do të jetë një proces krejtësisht i pavarur dhe i palidhur dhe i pandikuar nga vetingu i drejtësisë.

2. Do të jetë një model shumë më i thjeshtë dhe i qartë, afër modelit që u përdor për dekriminalizimin.

3. Do të kryhet nga një strukturë profesionistësh krejtësisht të pavarur nga politika.

4. Nuk mund të jetë kurrsesi një strukturë parlamentare dhe aq më pak një strukturë e përbërë nga përfaqësues partiakë: do ishte absurde dhe tallëse: politikanët do të jenë subjekt i vetingut dhe jo zbatues të vetingut.

Facebook Comments

MineralHygienics.com