Trajneri i Real Madrid, Julen Lopetegui, për ndeshjen ndaj Sevillas, e ka ftuar edhe talentin Vinicius Junior, por mund të mos përfshihet në listën përfundimtare.
Nuk është ftuar vetëm Isco, pasi që është duke u shëruar nga apendiksit.
Në listë janë lojtarët që kanë qenë pak ose aspak të përfshirë si Vallejo, Regui, Fede Valverde dhe Vinicius Junior, ku njëri do të jetë në stol dhe tre të tjerë në tribuna.
Foto: FC Real Madrid/Twitter
Po ashtu do të jenë edhe Odriozola, Marcos Llorente, Ceballos, Lucas Vázquez, Mariano.
Vellejo është i preferuar i Lopeteguit, pasi kërkon në stol të ketë lojtar në të gjitha pozitat.
Për shkak të lëndimit Vallejo nuk ka qenë në skuadër deri tani.
Kjo do të thotë se Vinicius nuk ka gjasa të jetë në stol, pasi ka mbetur jashtë edhe kundër Espanyolit.