May 3, 2024

Getoar Selimi në videoklipin e ri do të mbajë një pseudonim të ri

Getoar Selimi ose siç njihet ndryshe me pseudonimin  Ghetto Geasy po shijon pushimet e tij në Miami, së bashku me bashkëshorten e tij Marina.

Reperi së shpejti do të sjell projektin e tij të ri.

Image

Këtë e ka bërë të ditur vetë reperi me një foto të publikuar ku shkruan: ‘MMV- Ghetto Geasy Me datë : 28.09.2018 ora 19:00’

Është ky një ndryshim i çuditshëm i reperit i cili lajmëroi projektin e ri me emrin e tij nën pseudonimin MMV.

“Ma i madhi n’Ven” më parë ishte bërë album, por tash kënga e re “Ghetto Geasy” duket se simbolizon tjetër epokë të re të reperit që tash e tutje do të quhet MMV.

I konsideruar si ndër më të mëdhenjt e hip hopit ndër vite, ai u ka mbijetuar gjeneratave duke qëndruar në hap me kohën.

MMV klipin e ka paralajmëruar për 28 shtator në ora 19:00.

Videoklipin e ka punuar produksioni Mojo.

MMV pati një verë intensive me koncerte e turne.

Image

 

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com