Beatrix Ramosaj këngëtarja e njohur ka shkruar dje në rrjetin social Facebook për një ngjarje shumë të rëndë te ndodhur në fshatin e saj Llapashticë e Poshtme.
‘Po shkruaj e tronditur… Ka një javë që ka ndodhur kjo tragjedi në fshatin tim, Llapashticë e Poshtme, dhe unë vetëm sot e mora vesh. Jam e tmerruar për faktin që kjo ngjarje nuk ka marrë vëmendjen e duhur. Ndërkohë që unë shkruaj personi përgjegjës për këtë është i lirë. Ky person ka dëmtuar gurët e 82 varreve, përfshirë dhe atë të babit tim dhe familjarëve të mi. Iu lutem autoriteteve në Kosovë të bëjnë të mundur zbardhjen e çështjes dhe te vendosin drejtësi për personin përgjegjes. Nuk bëhet fjalë vetëm për dëm material, ajo çfarë më vret me shumë është dëmi emocional.’ ka shkruajtur këngëtarja në postimin e saj.