Ndonjëherë është Philip Bunce, dhe ndonjëherë Pippa Bunce. Gjysmën e kohës e kalon i veshur si burrë dhe gjysmën si grua.
Pippa, apo Philip Bunce është bankier i Credit Suisse në Londër dhe është baba i dy fëmijëve.
Në një renditje të “Finantial Times”, Pippa ka hyrë në listën e 100 grave më me ndikim në biznes.
Bunce ka zgjedhur ta rendisë veten mes grave, gjë e cila ka sjellë shumë reagime.
Kiri Tunks, themeluese e një organizate për të drejtat e grave tha: “Ata tallen me gratë dhe arritje e tyre. Çfarë meritash ka si grua?!”
Të njëjtin mendim ndau edhe Kristina Harrison, aktiviste e LGBT që u shndërrua në femër 20 vite më parë.
“Nuk është thjesht një kostum që u bën grua, kjo është seksiste”, tha ajo.
Por, Suki Sandhu, përgjegjëse e komisionit që nxori listën tha se “njihen merita edhe për ata që punojnë për diversitetin njerëzor”.