November 28, 2024

Vasili: 200 milion eurot e Teatrit, po çmendin histerinë e injorantëve

Kreu i deputetëve të LSI-së Petrit Vasili I është rikthyer cështjes së Teatrit Kombëtar dhe 200 milion eurove, që sic thotë Vasili, po çmendin histerinë e të paditurve në krye të qeverisë dhe bashkisë së Tiranës.

Duke ju referuar deklaratës së drejtorit të Arteve të Bukura të Firencës, Claudio Rocca, Vasili shkruan se vandalëve dhe injorantëve në krye të qeverisë dhe bashkisë, u’a udhëheq rrugën hajdutlliku që shkatërron pronën publike, vlerat historike e kulturore dhe që rrënon Tiranën e gjithë vendin.

Ja postimi i plotë i Petrit Vasilit   

Te diturit nga Firence,te paditurit ne krye te qeverise e bashkise dhe Teatri….

200 milion eurot e Teatrit ja cmenden histerine te paditurve ne krye te qeverise dhe bashkise.
Te paditurit folen per godinen,qe do te binte nga minuta ne minute,per semundje te rrezikshme pa emer,per projektin fashist te teatrit etj etj gomarlleqe me thes vetem e vetem qe ta zhvasnin ate cope toke e per te rrembyer milionat.
Drejtori i arteve te bukura te Firences Claudio Rocca thote qarte:
“Teatri nuk duhet te shembet ne emer te historise se tij dhe shtresezimit te arkitektures”.
Kete thone te diturit nga Italia ne emer te logjikes se ftohte profesionale,qe jua udheheq atyre rrugen.
Ndersa vandaleve injorante te qeverise dhe bashkise jua udheheq rrugen hajdutlleku,qe shkaterron pronen publike,vlerat historike e kulturore dhe rrenon Tiranen dhe gjithe vendin.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com