Në mes të turit për promovimin e librit të saj ‘Becoming’, Michelle Obama kishte kohë për të zyrtarizuar një martesë.
Ish-zonja e parë celebroi Stephanie Rivkin dhe Joel Sircus mbrëmjen e së shtunës në Theater on the Lake në Çikago.
Obama qëndroi pranë çiftit në momentin që ata i thanë po njëri-tjetrit.
Rivkin është vajza e zv/kryetarit të bashkisë së Çikago dhe Cindy Moelis, presidente e një organizate bamirëse e themeluar nga Penny Pritzker, që shërbeu gjatë presidencës së Barak Obamës.
Pritzker, një mik shumë i mirë i Obamës, gjithashtu ishte një nga kontribuesit më të mëdhenj financiar të presidentit.