Nëse ndani jetën me dikë, mendoni se dini shumë gjëra rreth tij, sidomos nëse keni fëmijë. Një nënë tha se ngeli komplet e shkatërruar kur zbuloi se bashkëshorti i saj fshihte një sekret shumë të madh prej saj.
Gruaja, e quajtur “Belinda” në mediat on-line, u shpreh se pas shumë vitesh martesë zbuloi diçka tronditëse, që ndryshoi gjithçka në jetën e tyre. Duke kërkuar diçka për të lexuar, hapi një libër të bashkëshortit dhe gjeti një kartolinë për “Ditën e Babait”, çka zbuloi jetën e tij dyfishtë.
Sipas asaj që shkruan e përditshmja “Mirror”, ajo tha se bashkëshorti i saj Edi punonte shumë jashtë. Ai qëndronte 6 ditë në shtëpi dhe largohej për 8 ditë, por kjo nuk e bëri Belindën të dyshonte. Jeta e saj ishte një sfidë për të rritur dy vajza të vogla e vetme, por vijonte të mendonte se “ishin ende të dashuruar”.
Një kartolinë e fshehur brenda një libri, ku shkruhej “Për babin, gëzuar Ditën e Babit, me dashuri nga Nate”, ndryshoi gjithçka.
Belinda shpresoi që të ishte libri i ndonjë miku, por instikti i tha të investigonte. Menjëherë sapo Edi mbërriti në shtëpi, ajo e pyeti se kush ishte Nate.
Kaq mjaftoi që bashkëshorti i saj të rrëfente të gjithë historinë, që ishte më keq nga ajo që Belinda kishte imagjinuar. Ajo mendonte se bashkëshorti i saj kishte një fëmijë nga një lidhje jashtë martese, por rezultoi një situatë shumë më e keqe.
Ajo u shpreh: “Rezultoi që isha unë lidhja jashtë martesore”. Edi ishte i lidhur me një grua prej 10 vjetësh dhe po i mashtronte dy partneret, që ndodheshin në qytete të ndryshme. “Më tha që ishte përfshirë aq shumë sa nuk dinte si të dilte më prej kësaj situate”, tregoi Belinda.
Bashkëshoshorti tradhtar vendosi që të vijonte marrëdhënien me partneren tjetër, i premtoi vajzave që do të kujdesej për to dhe u largua, duke e lënë Belindën të shkatërruar.