Ishte kreu i PD-së, Lulzim Basha që nga Shkodra deklaroi se është përgatitur ligji për të bërë vetting politikanëve.
I menjëhershëm ishte reagimi i Edi Ramës, i cili e pranoi fillimisht propozimin, por më pas e kundërshtoi.
Nxori të gjithë njerëzit e tij, të thonë se vettingun e politikës do ta bëjnë drejtësia që po zgjidhet.
Por PD sot ka sërish një pyetje për Edi Ramën dhe mazhorancën.
Ja çfarë shkruan PD në Facebook:
Edi Rama dhe Partia Socialiste duan vetting për të tjerët, por nuk e pranojnë për vete.
Erion Braçe paralajmëron vetting për kreun e ri të KLSH.
Pyetja është pse PS pranon vetting vetëm për KLSH dhe jo për kryeministrin, ministrat, deputetët?!