Në fund të korrikut 2018 autoritetet shqiptare raportuan 1,358 regjistrime të parregullta në rajonin e Gjirokastrës, e njohur si pikë hyrëse e emigrantëve të paligjshëm.
Të dhënat e disponueshme nga autoritetet përkatëse pranë IOM, në një raport të fundit tregojnë një rritje tetë herë krahasuar me 178 raste të raportuara në të njëjtën periudhë të vitit 2017 dhe rreth katër herë më të larta se sa 370 të regjistruara deri në fund të korrikut 2016.
Gjatë kësaj periudhe raportuese (1 – 31 korrik) u regjistruan gjithsej 125 emigrantë të parregullt në vend, tri herë rritje krahasuar me 42 të raportuara në qershor të këtij viti. Përveç kësaj, 150 emigrantë të parregullt u evidentuan duke u përpjekur të dalin nga vendi drejt Malit të Zi në veri të Shqipërisë, rajoni i Shkodrës, pothuajse gjysma e 285 të raportuar muajin e kaluar. Ndërmjet marsit dhe korrikut 2018, u vlerësuan 740 përpjekje për të dalë nga vendi.
Republika Arabe Siriane ishte vendi më i zakonshëm i origjinës i raportuar nga emigrantët e parregullt të regjistruar dhe të deklaruar, në 55 për qind të rasteve. Pjesa e mbetur prej 45 për qind të përsonave të raportuarjanë përkatësisht Irakut (8%), Algjerisë (6%), Marokut (5%), Libisë (4%) dhe (22%) të tjerë.
Në një raportim të mëparshëm, nga Frontex, agjencia Europiane për Kufijtë tokësore dhe bregdetarë rezultonte se pikërisht në korrik, ka pasur rritje fluksi kalimi të emigrantëve të paligjshëm në rrugën paralele nëpërmjet Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.
Ndjekja e Lëvizjes së emigrantëve si pjesë e programit të punës së IOM (DTM) është një mjet dhe metodologjitë e dizajnuara për të ndjekur dhe analizuar lëvizshmërinë njerëzore në kontekste të ndryshme të zhvendosjes, në mënyrë të vazhdueshme.
IOM bën raporte të herëpashershme me informacion mbi emigrantët, popullatat që lëvizin përmes Mesdheut, deri në Ballkanin Perëndimor. Në shtator 2015 DTM krijoi një sistem të monitorimit të rrjedhës. Sistemi i Monitorimit të Fluksit përfshin një raport të përpilimit të flukseve mujore, i cili jep një pasqyrë të flukseve të migracionit në vendet e mbërritjes së parë dhe të tjera vende përgjatë rrugës në Evropë, si dhe një analizë të tendencave në të gjithë rajonet. Rajon. Të dhënat mbi lëvizjet mblidhen nga IOM përmes konsultimeve me ministritë e brendshme, rojet bregdetare, forcat e policisë dhe të tjera burime kombëtare relevante./Monitor