November 23, 2024

Berisha, Bashës e Kryemadhit: Mos hyni në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër

Për ish-kryeministrin Sali Berisha hyrja e opozitës në këto kushte në zgjedhjet lokale të pranverës së ardhshme do të jetë ‘vetëvrasje politike’.

Gjatë intervistës në emisionin ‘Opinion’, Berisha tha se Rama po qeveris më keq se Ramiz Alia dhe sikur të ketë marrë qeverinë me anë të një grushti shteti.

I pyetur nëse opozita do të hyjë në zgjedhjet lokale ai tha se do të ishte gabim fatal nëse kjo ndodhte me Ramën kryeministër.

Ai u shpreh në studion e emisionit ‘Opinion’, se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është armiku më i egër pas Enver Hoxhës për shqiptarët.

Blendi Fevziu: Ju po thoni se opozita nuk vjen kurrë në pushtet?

Sali Berisha: Jo se nuk ndodh, por nuk pranon kurrsesi

Blendi Fevziu: Kjo është thirrje për kryengritje. Jemi edhe në 14 shtatorin?

Sali Berisha: Shiko. Shko bëj zgjedhje po të doni në Dobraç, shko bëj zgjedhje në Kiras, shko bëj zgjedhje në Shijak, shko bëj zgjedhje në Spitallë dhe shko bëj zgjedhje në Vlorë. A e dini që sot flasin ne këtu ka katër bij nanash që janë grabitur, a e dini ju se kjo polici në bashkëpunim me krimin e fsheh atë.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com