April 18, 2024

“Air Albania” nis fluturimet të shtunën, ja destinacioni i parë

“Kompania e parë ajrore që mban flamurin shqiptar, Air Albania do të nisë fluturimet ditën e shtunë. Destinacioni i parë i saj është linja Tiranë-Stamboll-Tiranë.”

Air Albania ka arritur që të finalizojë paketën e parë të fluturimeve, duke bërë që për herë të parë një firmë me kapital shqiptar, privat dhe publik të ofrojë shërbime në fushën e fluturimeve.

Lajmin e beri të ditur edhe kryeministri Rama mbrëm në emisionin “Open”.

“Unë dua që Shqipëria, të paktën këtë mandat, të ketë edhe 2 aeroporte të tjerë por unë do të luftoj që të kemi 3. Do të hapim aeroportin e Kukësit pranverën e ardhshme, do të bëjmë Kukësin me aeroport, do jetë një ndryshim i madh në perspektivë për të gjithë Verilindjen.

Do të fillojmë aeroportin e Vlorës, po punojmë dhe shpresoj edhe për aeroportin e Sarandës, nesër pasdite do të jetë gati avioni i parë i “AIR ALBANIA” që fillon fluturimet pasnesër.

1 muaj do të jenë fluturime testi dhe më pas do të jetë shtëpia fluturuese e shqiptarëve që do të shkojë në Romë, Milano, Bolonja, Londër edhe në Stamboll natyrisht, me çmime më të arsyeshme dhe shërbim më të mirë”, – tha Rama

Mësohet se fillimisht udhëtimet e para do të jenë drejt Stambollit, ndërsa në muajin Tetor, Air Albania do të ketë destinacione të tjera në qytetet kryesore europiane.

Roma, Londra, Milano do të jetë pjesë e fluturimeve të saj, ndërsa do të pasohet nga një program më i plotë muajt e ardhshëm me Athinën, Mynihun dhe Barcelonën.

Por përveç linjave europiane, Air Albania do të ofrojë edhe destinacione ndërkombëtare, ku për herë të parë do të ketë një linjë direkte Tiranë-New York.

Avioni i parë është një Airbus 319. Ai do të mbajë ngjyrat e flamurit shqiptar dhe shqiponjën dy krenare.

Facebook Comments

MineralHygienics.com

Shop at Amazon