April 16, 2024

Ahmetaj letër Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj i ka kërkuar zyrtarisht Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit që të nisë punën për zhvendosjen e kazinove jashtë zonave të banuara.

Ligji për lojërat e fatit parashikon se, brenda datës 31 dhjetor 2018, të gjitha kazinotë elektronike duhet të zhvendosen jashtë qendrave të banuara, ndërsa pikat e basteve duhet të kenë një distancë minimale 100 metra nga institucionet fetare dhe shkollat.

Përmes një shkrese zyrtare, kreu i Financave ka ngarkuar autoritetin që të mbikëqyrë zbatimin e këtij detyrimi.

“Duke pasur në konsideratë sensibilitetin e këtij procesi dhe rëndësinë e zbatimit me sukses të tij, Autoriteti i Mbikëqyrjes të Lojërave të Fatit të ndjekë e të mbikëqyrë me imtësi procesin, me qëllim respektimin me rigorozitet të kërkesave dhe afateve ligjore”, shkruan në letër Ahmetaj shkruan Tch.

Përveç mbikëqyrjes, autoriteti do të jetë i detyruar që të raportojë çdo javë për numrin e subjekteve që zhvendosen.

“Në zbatim të detyrimeve ligjore, të merren të gjitha masat për përmbushjen e detyrimeve nga subjektet e Lojërave të Fatit dhe të raportohet në terma javorë mbi ecurinë e procesit”, shkruan më tej Ahmetaj.

Facebook Comments

MineralHygienics.com

Shop at Amazon