May 1, 2024

Pse vjellim pasi kemi pirë alkool?

Pas një nate të gjatë konsumimi alkooli pjesa më e madhe prej nesh “luten” para tualetit dhe nxjerrin gjithҫka me ndonjë objekt për t’u ndier më mirë. Pse ndodh kjo? Sipas universitetit të Teksasit në Dallas e vjella ndodh sepse alkooli është në të vërtetë një irritues gastrik dhe alteron stomakun. Në fakt konsumimi i tepërt i alkoolit provokon gastrit. Simptomat variojnë, por përfshijnë mostretje, dhimbje stomaku, nauze, gjendje pështjellimi dhe të vjella. Alkooli etilik gjendet në pijet alkoolike si vera me 13%, birra me 5% pijet diku tek 50% dhe pijet alkoolike deri në 70%, të cilat mund të helmojnë sistemin tonë, nëse konsumojmë shumë në një afat të shkurtër kohor. Konsumi i tepërt i alkoolit përcaktohet 5 ose më shumë pije gjatë dy orëve për meshkujt dhe 4 për femrat. Arsyeja se pse vjellim është se alkooli pa u vënë re nga ne kalon nga goja në ezofag, në stomak dhe hyn në zorrën e hollë e më pas në rrjedhën e gjakut. Më pas edhe kur nuk pijmë më niveli i alkoolit në organizëm rritet. Ai thithet shpejt, por eliminohet ngadalë. Sipas një të dhëne nga universiteti i Kolorados e vjella është një seri ngjarjesh. Faza  e parë është nauzeja, e cila është e lidhur me një ulje të lëvizshmërisë gastrike ose kontraksione të muskulit të lëmuar gastrik  në stomak dhe me rritjen e tonusit të muskulit të murit në zorrën e hollë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com