December 23, 2024

Kek çokollate me vetëm tre përbërës

Më poshtë ju tregojmë se si të përgatisni një kek, vetëm me tre përbërës pa miell.

Çfarë do t’iu nevojitet: 8 vezë të mëdha të ftohta, 450 gr çokollatë, 16 lugë gjelle gjalpë

Përgatitja: Rrihni vezët për 5 minuta, në mënyrë që masa e tyre të dyfishohet. Në vazhdim shkrini çokollatën dhe gjalpin dhe përziejini deri sat ë bëhen një masë.

Më pas bashkoni 1/3 e vezëve me çokollatën duke përzierë në mënyrë që mos ndahen vezët nga masa tjetër. Shtoni vezët në këtë mënyrë deri sa masa të bëhët homogjene.

Vendoseni masën në tepsi dhe piqeni në furrë të përgatitur në 160 gradë. Piqeni atë deri sa të fryhet pak, për rreth 22-25 minuta.

Në vazhdim nxirreni nga tepsia për t’u ftohur. Mbulojeni dhe vendoseni në frigorifer. Rekomandohet të nxirret nga frigoriferi 30 minuta para se të serviret. Mund ta shoqëroni me sheqer pluhur, akullore, si dhe me frutat e stinës.

Facebook Comments

MineralHygienics.com