Lidhja dhe ndarja e modeles shqiptare, Morena Taraku, bëri bujë të madhe anembanë mediave shqiptare.
Vetëm disa muaj më parë ajo u zbulua, se ishte në lidhje me miliarderin nga Teherani, Sasha Sobhani,.
Meqë lidhja e tyre u bë virale në rrjete sociale, vëmendje të madhe tani ka rrëmbyer edhe miliarderi, i cili është shumë aktiv në rrjete sociale.
Së fundmi në llogarinë e tij personale në Instagram, Sobhani ndau një video teksa dëgjon këngëtaren shqiptare, Dhurata Dorën.
Pas Morenës, siç duket ai ia ka vënë syrin këngëtares Dhura Dora… “Jake jake” është kënga e Dhuratës, me të cilën po argëtohet Sasha.
Ndërkohë që këngëtarja vazhdon të deklarohet ‘single’, pasi ende nuk është zbuluar asgjë rreth saj.