November 25, 2024

Siguria e digave, miratohet marrëveshja e huasë me BERZH-in

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miratoi sot në tërësi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për shtesën e dytë të financimit për projektin e sigurisë së digave”.

Relatori i këtij projektligji deputeti Besnik Baraj tha se “bëhet fjalë për një shtesë të dytë në fondet për sigurinë e digave.”

Pas prezantimit të relacionit, zv/ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Dorina Cinari u shpreh se “nën fokusin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë janë vetëm digat e hidrocentraleve, dhe diga hidrocentralesh kemi vetëm ato që janë në kaskadën e Drinit, pra tre diga të mëdha”.

“Digat e tjera që janë diga që përdor bujqësia nuk janë në fokusin e Ministrisë sonë por janë të Ministrisë së Bujqësisë, natyrisht mbulohen nga Komiteti i Digave por në fokusin tonë janë digat e Hidrocentraleve”, shtoi ajo.

Facebook Comments

MineralHygienics.com