April 27, 2024

Ruçi kundër ‘kufijve’: Duhet siguruar tërësia territoriale e Kosovës!

TIRANË- Delegacioni nga Kosova i kryesuar nga kreu i Kuvendit Kadri Veseli është pritur edhe nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

Pas takimit, Ruçi e Veseli kanë folur për mediat. Kreu i parlamentit të Shqipërisë tha se institucionet shqiptare po e ndjekin me vëmendje situatën në Kosovë dhe këshilloi unitet të politikës kosovare.

“Ne po ndjekim me vëmendje shumë maksimale zhvillimet e fundit dhe përfshirjen e të gjitha palëve në procesin e dialogut. Sigurisht që dialogu është mekanizmi më i efektshëm për të siguruar një zgjidhje të qenësishme dhe të qëndrueshme që do garantojë mbi të gjitha zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani dhe mbi të gjitha njohjen e ndërsjelltë mes Kosovës e Serbisë përmes një dokumenti siç përcaktohet në strategjinë e KE.

Inkurajojmë të gjithë aktorët që kjo zgjidhje të jetë e pranueshme, e drejtë, afatgjatë në interes të Kosovës dhe rajonit. Apeli im, është në këtë situatë që të gjitha forcat politike të Kosovës duhet të jenë unike. Ka shumë çështje që i ndajnë për luftën për pushtet por këtu bëhet fjalë për shtetin, për konsolidimin e paqes e stabilitetit në Kosovë dhe gjithë rajonin”, deklaroi Ruçin.

Kreu i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli theksoi edhe njëherë se Kosova ka shtetin e vet sovran dhe platforma kombëtare do të ndërtohet në kuvend.

“Jam në një vizitë zyrtare në shtetin shqiptar. Qëllimi i vizitës është shumë i qartë është përcaktimi ynë për fqinjësi të mirë me shtetin serb, për dialog e bashkëpunim. Kosova ka shtetin e vet sovran, ka Kushtetutën. Asnjë deklaratë nuk e dëmton më shumë Kosovën se mungesa e unitetit. Kuvendi do të jetë vendi ku do ndërtohet platforma jonë nacionale”, tha Veseli.

Facebook Comments

MineralHygienics.com