December 23, 2024

Pilulat e dobësimit janë vdekjeprurëse,,,,,,tregoni kujdes

Të ndihemi mirë tek shihemi në pasqyrë është një ndjenjë e përbashkët për të gjithë njerëzit. Por, për ta arritur këtë, shumë vetë tentojnë të përdorin edhe produkte medicinale tejet të rrezikshme për organizmin.

Në Australi, autoritetet kompetente kanë lëshuar apel për të lajmëruar popullsinë rreth një substance kimike e cila blihet on-line dhe shërben për të humbur peshë, në formën e pilulave në ngjyrë të verdhë.

E njohur si ‘2,4 dinitrophenol’, apo shkurt: Dnp, gjendet në disa barna, i cili reklamohet si shkrirës yndyrash dhe ka shkaktuar sëmundje të rënda e në disa raste edhe vdekjen.

Në 2013 një djalë anglez 18 vjeçar vdiq, si pasojë e përdorimit të disa pilulave që përmbanin Dnp.

Djali luante regbi, donte të humbiste peshë, por substanca i provokoi mbinxehje trupore.

Të tjera vdekje kanë ndodhur vitet e fundit. Efektet e Dnp janë specifikuar më ekzaktësisht në një shënim të shpërndarë nga Departamenti i Shëndetësisë së New South Wales, ku ndër të tjera shkruhet: ndalon magazinimin e energjisë si yndyrë, por duke e përhapur atë si nxehtësi dhe kështu rrit temperaturën e trupit duke dëmtuar qelizat e organeve si veshkat dhe truri.

Fjala e ekspertit – Kylie McArdie, toksikologe në klinikën dizintoksikuese të Sidnejt, shprehet: “Thuhet se, nëse substanca përdoret në dosa të vogla dhe me kujdes, është e sigurt, por në të vërtetë, Dnp është një substancë tmerrësisht helmuese. Nuk ekzistojnë antihelme për të dhe njerëzit mund të vdesin nëse përdorin produkte që përmbajnë Dnp edhe sikur të përdoren kurat më të mira”, përfundon ekspertja.

Facebook Comments

MineralHygienics.com