April 23, 2024

Mazniku: Ligji për Teatrin do ndryshojë, do të ketë mundësi për garë!

Mazhoranca i ka tashmë të gjitha elementët e mozaikut, për të krijuar qendrimin në raport me dekretin e Presidentit të Republikës, i cili në fund të korrikut ktheu për rishqyrtim në Parlament të ligjit për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Shumica qeverisëse ishte në pritje të qëndrimit zyrtar të Komisionit Europian, i cili nuk vonoi. Shefja e Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në Komisionin Evropian, në letrën drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë Enjëll Agaçi, vlerësoi qëndrimin e ri të ekzekutivit shqipetar, për të amenduar ligjin, me qëllim prezantimin e një thirrje të hapur, për zbatimin e projektit për Teatrin Kombëtar, ku çdo kompani private mund të dorëzojë një propozim për projektin.

Nisur nga ky konstatim, pritet lëvizja e re e mazhorancës në raport ligjin i miratuar në fund të sesionit të kaluar, duke pranuar ndryshimin e tij. Dy janë mënyrat që mund të ndjekin socialistët: të pranojnë dekretin e kreut të shtetit dhe të hartojnë një nismë të re ligjore, ose t’a lënë atë në hije dhe të formulojnë një projektligj të ri.

Një ditë pas publikimit të letres së KE, në studion e News24 nënkryetari i Bashkisë Tiranë Arbjan Mazniku, pranoi se ligji për teatrin do pësojë ndryshime.

“Hapat që do të ndodhin tani do të jenë: Do të kemi një amendim të ligjit. Amendimi do përmbajë mundësinë e garës, që kompani persona apo institucione të tjera që kanë mundësi të konkurojnë apo e kanë një opsion alternative t’ja propzojnë këtë komisionit të shqyrtimit. Ka një datë parlamenti shqipetar i cili do të shqyrtojë dekretin e presidentit dhe besoj që paralelisht me këtë do shqyrtohet edhe amendimi.” – u shpreh Mazniku.

Nisur nga kjo Mazniku ftoi opozitën të bashkëpunojë në hartimin e ligjit të ri.

“Nëqoftëse opozita do të kishte ardhur në komision, dhe në vend që të ngrinte karrige e tavolina, të bërtiste e të bllokonte komisionin, të vinte me një propozim specific për mënyrën si ligji mund të bëhej më i mirë, ju siguroj që do ishim të gjithë të gatshëm.” – theksoi me tej Mazniku.

Sa i takon procedurës që do të ndiqet në raport me dekretin presidencial, Rregullorja e Kuvendit përcakton qartë hapat. Dekreti do të shqyrtohet në komisionin përgjegjës, që është Komisioni i Veprimtarive Prodhuese. Referuar Rregullores, brenda 8 javëve nga data e fillimit të shqyrtimit, Komisioni paraqet raportin. Parashikohet që Komisioni parlamentar të mblidhet fillimjavën e ardhshme, ndërkohë që sipas përcaktimeve në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, do kalojë për votim në Parlament në seancën e 20 shtatorit.javanews.al

Facebook Comments

MineralHygienics.com