December 28, 2024

Bushati në KE: Harmonia fetare në Shqipëri

“Shqipëria ofron një model harmonie fetare për të shëruar një nga sëmundjet më të rrezikshme të kontinentit Evropian dhe BE, në këto kohë sfidash integrimi dhe bashkëjetese”. Kështu e ka nisur fjalën e tij deputeti socialist Ervin Bushati, mbajtur në Komitetin e Politikës dhe Demokracisë, në Këshillin e Evropës.

Për Bushatin modeli i bajshkëjetesës fetare në Shqipëri është antidoti për sëmundjen europiane, ku radikalizmi fetar dukshëm mbetet një nga problemet më të mëdha të Europës.

“Shqipëria është krenare të ofrojë në Evropë harmoni e marrëdhënie ndërfetare, si një kapital i vlerave më të mira njerëzore në shoqërinë tonë. Marrëdhëniet mes feve të ndryshme nuk janë thjesht bashkëjetesë, por një model që vlen edhe më shumë sot, në realitetin e ri dhe sfidat që po përballet Bashkimi Evropian në integrimin e qytetareve me besime të ndryshme fetare”.

Për Bushatin harmonia fetare në mjaft raste vihet në rrezik në rast se ajo financohet politikisht, duke sjellë kështu si pasojë terrorizmin fetar i cili vitet e fundit është një nga sëmundjet më të mëdha europiane. Një sëmundje e cila mund të shërohet duke ndjekur shembullin e Shqipërisë e cila tregon më së miri që është një vend ku harmonia fetare mbetet një shembull për t`u ndjekur.

“Radikalizmi fetar dhe terrorizmi që mund të lind me të, është me i rrezikshëm kur financohet politikisht, për arsye të politikës së brendshme të vendeve të ndryshme. Përtej rrezikut të financimit monetar ndërshtetëror të institucioneve të besimit nga organizata të rrezikshme fetare, kërcënimi më i madh është instrumentalizimi i fesë dhe radikalizimi nëpërmjet politikës për të fituar pushtet nëpërmjet frikës dhe moskuptimit. Shqipëria është një vend i vogël dhe me një demokraci të re, modestish ofron shumë si model harmonie fetare, për të shëruar një nga sëmundjet më të rrezikshme të kontinentit Evropian dhe BE ne këto kohë sfidash integrimi dhe bashkëjetese”.

Facebook Comments

MineralHygienics.com