December 28, 2024

Basha: Të shmangim sulmet ndaj paketës së Ahtisarit

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, priti sot në një takim delegacionin kosovar që ndodhet për një vizitë zyrtare nën kryesimin e kreut të Kuvendit Kadri Veseli.

Gjatë takimit, fokusi ishte mes të tjerash edhe çështja e “korrigjimit të kufijve”.

Pas takimit, Basha u shpreh kundër idesë për shkëmbime territori mes Kosovës dhe Serbisë.

Kreu i PD e vuri theksin te uniteti i politikës së Tiranës dhe Prishtinës “për ti shërbyer interesit kombëtar dhe popullit të Kosovës duke qëndruar fuqishëm për parimet me të cilët u ngrit pavarësia e Kosovës”.

PD mbështet dialogut mes republikës së Kosovës e Serbisë në funksion të normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe njohjes reciproke mes dy vendeve dhe anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, tha Basha pas takimit me Kadri Veselin.

Por, kryedemokrati shtoi se, marrëveshja nuk duhet të riktheje çështjeje që janë mbyllur prej dekadash dhe investimet për të siguruar paqen e stabilitetit e Kosovës. Është e rrezikshme të rihapen këto kapituj të mbyllur, tha Basha, duke përmendur paketën Ahtisari, që njohu Kosovës shtet të pavarur.

“Të bashkëpunojnë për të sprapsur çdo lloj sulmi ndaj paketës Ahtisari dhe vendimi të Gjykatës Ndërkombëtarë të Hagës”, tha Basha.

Theksin te bashkëpunimi e vuri edhe Kadri Veseli, kryetari i Parlamentit të Kosovës: S’duhet të kemi ndasi, duhet të jemi bashkë siç kemi qenë në momentet më të vështira.

Shkojmë në dialog me Serbinë me një vullnet të qartë, Kosova të pranohet në OKB, u shpreh ai.

Veseli zhvilloi sot takime me aktorë të rëndësishëm të politbërjes në Tiranë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com