November 25, 2024

‘Shihni ç’ndodh në Don Bosko’, reagon Berisha: Lal plehu dhe gjirizet e tij!

Një kanal ujërash të zeza ka mbetur i hapur në zonën e Don Boskos në Tiranë, pas punimeve që firmat e kontraktuara nga Bashkia kanë nisur për rregullimin e rrugës. Qytetarët e shqetësuar nga pamja, era e rëndë dhe rreziku që ai mbart në vetvete në të gjitha pikëpamjet, ia kanë përcjellë shqetësimin ish-kryeministri Sali Berisha për të sensibilizuar kryebashkiakun Erion Veliaj, të fokusuar vetëm tek propaganda me ngjyra dhe lule.

“Lal Plehu dhe gjirizet e tij! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital”, është shprehur me indinjatë Berisha, ndaj pamjeve që s’kanë nevojë për koment.

Qytetari: “Doktor te pershendes ja live çpo ndodh ne donbosko sikur po ndryshojn tumbinat po ato po len dhe ja rrin kanali i ujrave te zeza hapur deri neser”

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com