December 28, 2024

Salianji: Nuk ka negociata për Vetingun e politikanëve, vetëm PO ose JO!

Deputeti i PD Ervin Salianji ka dhënë një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Grupeve parlamentare PD dhe LSI lidhur me nismën për Vetingun e politikanëve. Salianji tha se për këtë çështje nuk ka negociata, por vetëm Po ose Jo!

“Është e qartë se pas depozitimit të projektligjit për ndryshimet kushtetuese nga ana jonë për të bërë të mundur Vetingun e politikanëve, Rama dhe PS po e refuzon Vetingun, – tha deputeti demokrat. – . Ne jemi duke punuar dhe e kemi depozituar në fakt në Kuvend, një Veting që largon personat apo një projektligj që mundëson ndryshimet kushtetuese për të larguar të gjithë funksionarët e lartë publikë që kanë lidhje me personat e inkriminuar duke nisur nga drejtuesit e institucioneve kushtetuese, Kryeministri, deputetët, kryetarët e bashkive dhe çdo funksion tjetër.

Gjithë propaganda që bëhet nga PS dhe Rama është për t’iu shmangur Vetingut të politikanëve. Vetingu është një proces paralel që ecën bashkë me hetimin nga drejtësia. Nuk e shmang Vetingu i politikanëve, hetimin nga drejtësia. Përkundrazi, e përshpejton, e ndihmon dhe largon personat e inkriminuar apo personat e lidhur me krimin nga institucionet publike.

Edhe sot nuk ndalohet që SPAKu apo Prokuroria e sotme të hetojë familjarë të politikanëve apo funskionarëve publikë, e pengon vetëm vullneti i Kryeministrit dhe e një drejtësie të kapur prej fyti nga kryeministri.

Ne jemi duke e detajuar në mënyrë të plotë të gjithë platformën tonë për largimin e personave të inkriminuar. Është e qartë deri më sot se Edi Rama nuk e do Vetingun dhe refuzon propozimin tonë të depozituar në Kuvend. Nëse do të kishte vullnet politik dhe një prej ideve që u propozua ishte se ne mund të gjejmë çfarëdo hapësirë proceduriale për ta votuar sa më shpejt dhe kaluar sa më shpejt në të gjithë komisionet apo seancë parlamentare thjesht: PO ose JO! Do vetingu të politikanëve të lidhur me krimin ose nuk do Veting!

Të gjitha do të parashikohen hap pas hapi. Sot ka një diskutim nëse do apo nuk do! Nëse PS dhe qeveria nuk e do Vetingun dhe e refuzon, atëhërë nuk mund të diskutojmë për teknikalitete të cilat janë të parakohshme.

Ne i kemi përcaktuar të gjitha dhe parashikuar në projektligjin e depozituar në Kuvend…

Vendimi ynë i sotmë është që ne do të pranojmë apo diskutojmë çfarëdolloj hapi. Nuk ka negociata, por vetëm po ose jo! Nëse do të ketë “Po”, do të shpalosim të gjtiha hapat e mëtejshme.”

Facebook Comments

MineralHygienics.com