November 25, 2024

Mirela Fana bojkoton KPA, sot në orën 13:00 për fatin e gjyqtares

Ditën e sotme është zhvilluar seanca mbi rivlerësimin e gjyqtares pranë Gjykatës së Lartë, Mirela Fana. Në orën 13:00, Komisioni i Posaçëm i Apelimit do të vendosë nëse do rikthehet apo jo në Vetting apo do të mbesë jashtë dhe pa statusin e magjistrates. Trupa gjykuese përbëhet nga Natasha Mulaj, relatorja Rezarta Schuetz dhe anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Sokol Çomo.

Gjatë seancës, gjyqtarja ka vendosur të mos jetë e pranishme në seancë dhe as të mos përfaqësohet nga një avokat. Gjyqtarja Mirela Fana dha dorëheqjen nga posti në Gjykatën e Lartë në janar të vitit të shkuar, pak përpara nisjes së procesit të Vettingut, me një akt shkresor pranë presidentit. Arsye e dorëheqjes sipas saj ka qënë thellimi i studimeve akademike. Por edhe pas dorëheqjes, Fana ka gëzuar statusin e magjistratit.

Në seancën e parë të zhvilluar më 16 korrik sërish ish-gjyqtarja nuk ishte e pranishme në seancë dhe nuk kishte as një përfaqësues ligjor. Gjë kjo që e detyroi KPA të shtyjë vendimin për të për në ditën e sotme. KPK vendosi më herët të pranojë dorëheqjen e Fanës dhe për rrjedhojë ndërpreu Vettingun ndaj saj, por Komisioneri Publik, Florjan Ballhysa, e ankimoi vendimin në KPA. Sipas tij Fana përfiton çdo të drejtë si magjistrate pasi ka bërë dorëheqjen nga posti i anëtares së gjykatës së Lartë dhe jo i statusit magjistrate.

Facebook Comments

MineralHygienics.com