November 24, 2024

Dalmatët prodhonin djathë para 7.200 vjetësh

Shkencëtarët i kanë zbuluar dëshmitë më të hershme të prodhimit të djathit në Mesdhe, përgjatë bregdetit dalmat të Kroacisë. Mbetjet e yndyrshme të mbetura në brendësi të qeramikës antike dëshmojnë se njerëzit e Neolitit të Mesëm përgatisnin djathë 7.200 vjet më parë.

“Kjo e shtyn prapa prodhimin e djathit për 4.000 vjet”, ka thënë në një njoftim për shtyp Sarah B. McClure, profesoreshë e asociuar e antropologjisë në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë.Siç u konfirmua nga analiza e re, shfaqja e djathit korrespondon me një ndryshim në teknologjinë e qeramikës.

“Prodhimi i djathit është aq i rëndësishëm saqë njerëzit po bëjnë lloje të reja të enëve/pajisjeve të kuzhinës”, ka thënë McClure. “Po e shohim këtë ndryshim kulturor.”

Gjatë periudhës së Neolitit të hershëm, popullsia përgjatë bregut të Dalmacisë krijoi qeramikë “të shtypur”.

Por gjatë Neolitit të Mesëm, nga viti 4.700 deri në 3.900 para Krishtit, njerëzit që jetonin përgjatë bregut kroat e prodhuan dhe e përdorën atë që quhet qeramikë Danilo, që i ka tri nëntipe, përgatiti Koha.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com