Presidenti serb Aleksandar Vuçiç mbërriti sot rreth orës 14.15 përmes vendkalimit kufitar Brnjak në komunën e Zubin Potokut, e cila është pika e parë e vizitës së tij dyditore në Kosovë, sipas një programi që përfshin liqenin e Ujmanit.
Vuçiq do të vizitojë Zubin Potokun dhe hidrocentralin në Ujman, ndërsa do të qëndrojë edhe në Leshak, Leposaviq dhe do të takohet me përfaqësuesit politikë të serbëve në Zveçan, në mbrëmje.
Një kilometër nga pika kufitare Bërnjakut në komunën e Zubin Potokut, policia po i ridrejton të gjitha automjetet në një drejtim tjetër, kështu që kalimi drejt vendkalimit kufitar është i pamundur, transmetojnë mediat serbe.
Zubin Potok është pika e parë e vizitës së presidentit Aleksandar Vuçiq në Kosovë, ku pritet të vijë rreth orës 14.30.