April 26, 2024

Vuçiç: Jam president e s’më lejohet, si prind do t’ia jepja një shuplakë!

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka komentuar deklaratat e Albin Kurtit për “martesën e djalit të Thaçit me vajzën e Vuçiq” për shkak të afërsisë së dy liderëve.

“Për arsye të pa njohura, ndoshta për shkak të nevojave të tyre të brendshme ai ka përmendur vajzën time 16  vjeçare Milicën” ka thënë Vuçiq.

Më pas ai e ka quajtur të pa edukatë Kurtin duke thënë se secili prind do ia ndizte një shuplakë ose diçka tjetër.

“Por unë këtë s’mund ta bëjë sepse jam President i Serbisë. Mua kjo s’më lejohet as ta them, kjo vetëm flet se sa i pa edukatë është ai” ka thënë Vuçiç.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ditë më parë në një tryezë për diskutimin mbi kufirin në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se shkuarja e Thaçit në Bruksel është sulm mbi demokracinë e vendit.

Madje, ai në formë ironie kishte thënë se ka mbetur që vetëm edhe djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuçiçit dhe të kthehemi si në mesjetë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com