Presidenti i La Ligës, Javier Tebas ka zbuluar datën dhe orën për “El Clasicon” e parë të sezonit.
Deri në ditët e sotme nuk kishte asnjë datë të planifikuar për ndeshjen më të rëndësishme, por Javier Tebas konfirmoi se dueli i parë do të luhet në “Camp Nou”, shkruan e përditshmja spanjolle “AS”.
Barcelona – Real Madrid do të luhet të dielën më 28 tetor në orën 16:15″ , tha ai.
Edhe një herë takimi i shumëpritur Barcelona – Real Madrid do të luhet në një orë të papërshtatshme.
Kjo datë nuk është në favor të Barcelonës që të mërkurën e 24 tetorit do të përballet me Interin në duelin e Championsit, ndërsa Reali më 23 tetor do të ketë luksin për të luajtur ndaj një kundërshtari modest si Viktoria Plzen.