December 23, 2024

OBSH: Gjysma e shqiptarëve nuk kryejnë aktivitet fizik, sëmundjet që rrezikojnë

Deri në 45 % të popullsisë në Shqipëri raportohet të mos kryejë asnjë aktivitet fizik. Ky përfundim, i nxjerrë nga studimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe botuar në revistën shkencore Lancet, tregon mungesën e të ushtruarit fizik në 168 shtete në botë, ku Shqipëria dhe Ballkani, renditet në një nivel mesatarisht negativ (30-45 %).

vrap

Më shumë se 1.4 miliardë të rritur po e vënë veten në rrezik të lartë të sëmundjeve vdekjeprurëse duke mos marrë stërvitje të mjaftueshme, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Hulumtuesit zbuluan se nuk kishte pasur përmirësime në nivelet e aktivitetit fizik që nga viti 2001, të studiuar më parë, pavarësisht nga iniciativat e shumta të shëndetit publik që lartësonin përfitimet e stërvitjes, në të gjithë botën.

OBSH thotë se mungesa e aktivitetit të rregullt fizik rrit rrezikun e shëndetit të dobët, duke përfshirë sëmundjen kardiovaskulare, disa lloje të kancerit dhe diabetit, si dhe kushtet e shëndetit mendor.

“Aktiviteti fizik i pamjaftueshëm është një faktor kryesor i rrezikut për sëmundjet jo-ngjitëse dhe ka një efekt negativ në shëndetin mendor dhe në cilësinë e jetës”, tha studimi i niveleve të stërvitjeve botërore të publikuara nga The Lancet Global Health Journal.

OBSH rekomandon që çdo i rritur të bëjë të paktën 150 minuta stërvitje “me intensitet të moderuar” – të tilla si ecje të shpejtë, çiklizëm, not etj– çdo javë ose 75 minuta aktivitet intensiv intensiv – të tilla si sporte të drejtuar nga një profesionist shkruan Monitor.

Studimi gjurmon nivelet e aktivitetit prej 1.9 milionë njerëzve në 168 vende në të gjithë botën, përfshirë Shqipërinë, gjatë vitit 2016.

Facebook Comments

MineralHygienics.com