December 23, 2024

Ngrënia e boronicave tre herë në javë, shmangë problemet me ereksion

Mjafton vetëm një tabletë e kaltër, që të hiqni problemin e ereksionit.

Tani ekspertët pretendojnë se, ngrënia e një sasie të mjaftueshme të boronicave, tre herë në javë, e mundëson ereksionin, njëjtë sikur Viagra, transmeton Telegrafi.

Në fakt, ekspertët thonë se ngrënia e këtyre fryteve, përmirëson efektin gjatë marrëdhënies seksuale, po aq sa vrapimi për çdo ditë.

Çelësi efektit të boronicave, besohet të jetë përbërësi i quajtur flovanoid, si dhe të ashtuquajturat anthycianin.

Këta përbërës gjenden edhe tek qershitë, manaferrat dhe rrepka.

Në studimin e ri, është gjetur se flovanoidi, e ulë impotencën për 14 për qind.

Problemet me ereksion janë problem në rritje, dhe së shpejti shumica e meshkujve mund të vuajnë nga kjo dukuri. Shkaqet janë lodhja, stresi, problemet në marrëdhënie, ankthi i performancës, konsumi i alkoolit, etj.

Shkak i impotencës mund të jenë dhe arsye shëndetësore si sëmundjet e zemrës, diabeti, obeziteti, sëmundja e Parkinsonit ose problemet me prostatën.

Pa yndyra dhe me vetëm 84 kalori për një kupë, boronicat janë të pasura me fibra që të mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë.

Ato kanë kapacitetin më të lartë antioksidant ndër të gjitha frutat dhe perimet që konsumojmë zakonisht.

Fakti që ato janë të shijshme, me ngjyrë të bukur dhe mund të shijohen si të freskëta edhe të ngrira, i bën ato edhe më të mira.

Më së miri është të hahen boronicat e kultivuara organikisht për shkak se të tjerat mund të përmbajnë nivele të larta të pesticideve të cilat i pengojnë shumë funksione trupore.

Facebook Comments

MineralHygienics.com