December 29, 2024

Basha: Nuk mjafton vetëm vettingu, ja çfarë do bëjmë

Ashtu si dje, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur sërish me emra, ndërsa ka sulmuar maxhorancën për lidhjet e saj me krimin.

Në një bashkëbisedim me gazetarët Basha theksoi se për këta emra, duke nisur nga Çyrbja, Xhafaj apo Sejdini dhe Dako, zgjidhja është vettingu në politikë.

Po ashtu ai paralajmëroi një aksion të fuqishëm politik.

‘Atentat ndaj demokracisë që sot kemi politikanë të lidhur me krimin. Çyrben e xhafajn në parlament Ballen në krye të Elbasanit Sejdinin në Durrës Dakon. Për këtë ka vetëm një zgjidhje, vetting i politikanëve.

Ligji që sapo kemi dorëzuar në Kuvend është i thjeshtë dhe i qartë. Ministri i policisë mos ketë lidhje me krimin kryeministri mos ketw lidhje me krimin. Ngjarja tronditëse dje në Memaliaj se shteti ka rënë. Shqipëria qeveria nga bandit dhe bosët e krimit të organizuar për ti dhënë fund bashkëqeverisjes sw Ramws me krimin. Ligji është negociuar një herë.

Gjuha e ligjit është identike, e njëjta që është votuar për gjyqtarët e prokurorët. E kemi bërë dakordësimin, çfarë kemi propozuar shtohen subjektet, pra të përfshihen politikanët. Ne do e votojmë pro. Ramën pyeteni nëse do e votojë por apo jo. Ai ka vetëm një detyrë mos e bllokojë’, tha Basha.

 

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com