December 29, 2024

‘Vetting në politikë’. Opozita po firmos nismën

Opozita e bashkuar ka nisur firmosjen e platformës së saj kundër çlirimit të qeverisë nga krimi.

E pika e parë e kësaj platforme është pikërisht, pastrimi i politikës nga politikanët e lidhur me krimin.

Dekriminalizimi i plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin’, është objektivi kryesor i opozitës në platformën e saj.

‘Vendimi ynë është t’i japim fund një elite politike të lidhur me krimin dhe të çojmë politikanët e lidhur me krimin, në rradhë të parë jashtë institucioneve, dhe pastaj para një drejtësie të reformuar dhe jo para një drejtësie të kapur. ‘- tha Basha në fillim të mbledhjes së opozitës.

‘Rama është me krimin, ne jemi me njerëzit!’- u shpreh Basha, i cili vuri në dukje vendosmërinë e opozitës për t’u kthyer qytetarëve mundësinë të vendosin vetë për fatin e tyre, për zgjedhjet e lira e të ndershme, për një ekonomi të çliruar nga oligarkët, nga monopolet, nga tenderat korruptivë, nga lejet abusive, nga shtypja e të drejtit, e të voglit, të zakonshmit dhe favorizimi I të mëdhenjve, që nuk ngopen kurrë nga privilegjet, zhvatja dhe grabitja që bëjnë, duke nisur nga paradhoma e Edi Ramës.

Vendimi ynë është t’i japim fund një elite politike të lidhur me krimin dhe të çojmë politikanët e lidhur me krimin, në rradhë të parë jashtë institucioneve, dhe pastaj para një drejtësie të reformuar dhe jo para një drejtësie të kapur’, deklaroi ndër të tjera kreu i PD-së në takimin e opozitës së bashkuar në Elbasan.

 

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com