December 29, 2024

Vasili / ‘Luftë ndaj bandave, qendrim unik në çdo seancë

Kryetari i Grupit të LSI, Petrit Vasili ka dhënë një deklaratë për mediat pas takimit të opozitës sot në qytetin e Elbasanit, ku ka theksuar se opozita do të mbajë një qendrim unik në luftën e saj kundër krimit dhe bandave dhe do të përballet pa asnjë kompromis, me qeverinë për çrrenjosjen e këtij fenomeni që po shkatërron vendin.

“Krimi është shqetësim në derën e çdo familjeje shqiptare, – tha Vasili, – por edhe në çdo kancelari europiane. Jo më larg se sot, raportuesi për Shqipërinë në Bundestag, Frei, e radhiti si çështje kryesore për Shqipërinë, krimin. Shqipëria duhet të pastrohet njëhërë e mirë nga ky fenomen shkatërrues, gërryes, shkaktari kryesor që dështoi në një moment kyç, hapjen e negociatave; që në vend ta kthente në një moment hapi përpara, e ktheu në regres dhe ngjarje të hidhur për shqiptarët.

Sot opozita ka përpunuar edhe alternativën, edhe qëndrimin e saj unik e të papajtueshëm lidhur me këtë çështje. Ndaj për këtë problematikë është fare e qartë se nuk do të ketë asnjë hap mbrapa dhe gjithçka që neve na ka thënë populli i Shkodrës, populli i Elbasanit, që vuajnë nën thundrën e krimit dhe bandave, do ta përcjellim në sallën e parlamentit, që nga komisioni që riaktivizohet dhe fillon punën e tij dhe në çdo seancë ku do ketë përballje me këtë çështje.”

 

 

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com