December 23, 2024

Besi dhe Erioni i marrin “Portokallisë” një emër të rëndësishëm

Vangjel Kozma, skenaristi historik i cili prej vitesh ka shkruar tekstet e aktorëve të “Portokalli” është larguar nga spektakli ‘hit’ i të dielës për një tjetër ekran.
Burime pranë “RevistaWho.Com” kanë zbuluar se Kozma do të zhvendoset në “Klan” në segmentin “Be Caffe”.

Siç është mësuar “Be Caffe” do të jetë pjesë e emisionit “E diela Shqipetare” dhe do të drejtohet nga ish-aktorët e “Portokalli”, Bes Kallaku, Erion Isai dhe Olsi Bylyku.

Për gati 1 orë aktorët do të realizojnë skena të ndryshme gazmore dhe do të kenë të ftuar personazhe të njohur të ekranit. /revistawho.com

Facebook Comments

MineralHygienics.com