Stefano Gabbana njihet për komentet dhe ironinë që i drejton shumicës së personazheve publikë, por jo vetëm.
Së fundmi objekt i kritikave të tij është bërë dasma e bloggeres së njohur Chiara Ferragni.
Bukuroshja u martua të shtunën që lamë pas dhe asnje detaj i dasmës nuk kaloi pa komentuar.
E veshur me “Dior”, biondja shkëlqeu dhe shijoi në maksimum gjithçka.
Sigurisht deklarata e stilistit nuk mungoi.
Ai komentoi në një postim të “Harper’s Bazaar UK” në Instagram.
“E lirë”,-shkruajti ai, pa asnjë sqarim dhe kaq mjaftoi që fansat të reagonin, duke i shkruar se duhet të ndihej i turpëruar.
Një komentues i ka shkruar se reagimi i tij ishte i padrejtë pasi është i inatosur që Chiara Ferragni nuk veshi një fustan të dizenjuar prej tij.
Por nuk ka vonuar kundërpërgjigjia nga Stefano: “Jo. E gjithë dasma ishte komplet e pavlerë”.
Edhe njëherë tjetër Gabbana e fitoi vëmendjen me komentet e tij negative.