Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar, mezi s’po pret ta sfidojë Lionel Messin në Evropë dhe Cristiano Ronaldon në Itali.
Nerazzurrët janë kthyer në Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe janë në grup me Barcelonën, Tottenhamin dhe PSV-në.
“Ne kemi dashur të kthehemi në Ligën e Kampionëve dhe kemi sukses”.
Milan Skriniar /Getty Images)
“Tani do të përpiqemi ta kalojmë grupin, edhe pse gjasat tonat janë shumë të vështira”.
“Të gjithë e dimë për Barcelonën, ata janë favoritët më të mëdhenj, por aty është edhe Tottenhami që ka luajtur në Ligën e Kampionëve për vite me radhë dhe nuk ka ndryshuar asgjë nga skuadra këtë verë”.
“Në nivel personal, unë nuk mund të pres që ta sfidojë Messin në Evropë dhe Ronaldon në Itali”.
“Ardhja e portugezit në Serie A është pa dyshim një nxitje për të gjithë futbollin italian, sepse sytë e botës do të jenë në kampionatin tonë”, ka thënë Skriniar.