December 23, 2024

Instagram thuhet se po pregatit një aplikacion të pavarur për blerje

Një raport dje sugjeroi se Instagram po planifikon të nisë një aplikacion të pavarur blerjesh që i lejon përdoruesit të shfletojnë dhe blejnë produkte në vetëm disa klikime.

Burimet që pretendojnë të kenë njohuri për këtë çështje i thanë The Verge se aplikacioni do të quhet “IG Shopping” dhe mundëson tregtarët dhe markat për të promovuar dhe shitur mallrat e tyre.

Sipas raportit, aplikacioni ende po përgatitet dhe ndërsa mund të ketë një afat kohor për nisjen ose testimin e mundshëm të tij, burimet nuk e ndajnë këtë informacion.

Nuk është e qartë nëse tiparet e tanishme të tregtisë elektronike të Instagram do të mbeteshin brenda aplikacionit origjinal, ose do të zhvendoseshin në aplikacion të dedikuar për pazar, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë që plotëson kërkesat e blerjeve të konsumatorëve në internet, nisja e një aplikacioni vetëm për blerje mund të ndihmojë për të bindur më shumë biznese se të kenë një prani në Instagram – ose një aplikacion për blerje të Instagram.

Rreth 25 milionë biznese tashmë përdorin Instagram në pronësi të Facebook për të promovuar dhe shitur prodhimet e tyre, kështu që kompania do të jetë në gjendje të populloj aplikacionin e saj të dedikuar për pazar me sallat e shitjeve. Krejt çka klientët do të duhej të bënin është të shkarkonin aplikacionin.

Instagram prezantoi një eksperiencë blerjeje në aplikacion në vitin 2016, përpara se të futej më gjerësisht vitin e kaluar. Sistemi ofron mundësi blerjeje nëpërmjet artikujve të etiketuar në imazhet e postuara, dhe kohët e fundit Instagram ka punuar për të lehtësuar sa më shumë blerjen online.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com